Ora News – Vlorë, IKMT përplaset me banorët për prishjen e banesave

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inspektorati Kombëtar për mbrojtjen e territorit rikthehet në Vlorë, me qëllimin e prishjes së gjashtë objekteve të banimit përgjatë Lungomares.
Zbatimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave i datës 19 korrik të këtij viti për shpronësimin ka hasur në rezistencën e banoreve.
Shkak ka qenë pretendimi se janë njoftuar vetëm kete të mërkurë. pavarësisht kësaj IKMT nënvizon se njoftimi për shembjen e godinave u është dërguar familjeve1 muaj me pare.
Situata u përshkallëzua kur një prej banoreve kërcënoi se do të qëllonte me armë, ndërsa u shoqërua për në komisariat nga blutë e Vlorës.
Ndërkohë, IKMT u ka lenë banoreve afat edhe pesë ditë subjekteve për zbrazjen e objekteve. Kjo është ndërhyrja e fundit për prishje objektesh përgjatë Lumgomares, objekte që janë ndërtuar në pronë shtetërore në vitet 1940.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndertimet-pa-leje-ikmt-aksione-ne-velippje-dhe-vlore/

Recommended