Në parlamentin maqedonas nisi diskutimin për një projekt-ligj mbi përdorimin e gjuhëve, të cilat fliten nga të paktën 20% e popullatës.
Ky projekt-ligj ka shkaktuar debat midis ligjvenësve, ndërkohë që ekspertët thonë se shqipja nuk do të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.
Ligjvënësit e VMRO-DPMNE-së janë të vendosur që përmes procedurave dhe taktikave politike ta zvarrisin debatin pa u lënë hapësirë të tjerëve të shprehin mendimet dhe vlerësimet për çështjen, e diskutuar prej kohësh.
Ministria e Drejtësisë që ka përgatitur draftin, thotë se me miratimin e tij do të përfitojnë të gjitha komunitetet dhe askush nuk do të dëmtohet nga ligji i ri.
Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji tha se në këtë mënyrë Maqedonia do të zhvillohet në një shoqëri me qytetarë të barabartë.
Be the first to comment