Report TV - Vettingu/Ja 68 gjyqtarët dhe prokurorët e parë që po hetohen

  • 7 years ago
Momente vendimtare për shembjen e perandorisë së abuzimit dhe arbitraritetit në drejtësinë shqiptare.

Shqiptarja.com ka publikuar ekskluzivisht listën me emrat e 68 gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë, të cilët po i nënshtrohen skanimit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.

Ashtu siç edhe pritej, referuar përparësisë së kontrollit, parashikuar në ligjin e Vetingut, pjesë e listës janë prokurorët dhe gjyqtarët që përbëjnë kupolën e drejtësisë aktuale shqiptare. Kryeprokurori Adriatik Llalla rezulton pjesë e listës me emrat, për të cilët shumë shpejt do të merret një vendim nëse duhet të shërbejnë apo të largohen nga sistemi i drejtësisë.

Recommended