Gjate natës masive dheu që rreshqiten per shkak te reshjeve bllokuan segmentin Orikum-Dukat. Për fat nuk pati aksidente. Segmenti u be pak u kalueshëm vetëm gjatë paradites. Por megjithatë lëvizja kryhet vetëm në një krah. Policia e Shtetit doli me një komunikate për rastin. Ajo porosit te gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në akset rrugore për shkak të lagështirës në rrugë, çka ka vështirësuar rrjedhshmërinë e trafikut. Ne Dukat sipas njoftimit janë angazhuar dy patrulla të Policisë Rrugore.
Be the first to comment