Report TV - Dhuna në familje gjunjëzon Shqipërinë, 450 raste në 2 muaj
  • 6 years ago
Dhuna në familje ka gjunjëzuar shoqërinë shqiptare.

Veç vrasjeve të bujshme, dhuna është e pranishme çdo ditë me dhjetra raste.

Në muajt qershor dhe korrik në të gjithë vendin janë denoncuar 450 raste.

Ndërkohë në 6 muaj në Gjykatën e Tiranës janë kërkuar 673 urdhra mbrojtje.

Vetëm dje janë bërë 14 kallëzime për dhunën e burrit ndaj gruas.Dhuna është ushtruar në ambiente familje, apo për shkak të marrëdhënieve në familje, ndërsa në pranga për muajin qershor kanë rënë 66 dhunues, 12 janë shpallur në kërkim dhe 260 persona janë proceduar në gjendje të lirë.

Alarmante paraqitet situate dhe për muajin korrik, ku janë shënuar 60 raste më shumë, përkthyer në dy gra të dhunuara çdo ditë më shumë në krahasim me qershor.

Policia e shtetit sqaron se përgjatë korrikut ka ndërhyrë në 254 konflikte me dhunë në familje, ka arrestuar 71 autorë të këtyre krimeve dhe 318 persona i ka proceduar në gjendje të lirë.

Ndërkohë 10 autorë të dhunës në familje, përgjatë korrikut, kanë mundur ti shpëtojnë arrestimit dhe janë shpallur në kërkim.
Recommended