Rasti i gjyqtares Fildeze Hafizi ku urdhri i mbrojtjes dështoi nuk është i vetmi në Shqipëri. Vetëm gjatë këtij viti Gjykata e Tiranës ka lëshuar mbi 600 vendime për urdhëra mbrojtje, mes të cilave 499 janë të menjëhershëm. Juristët thonë se në shumicën e rasteve ato nuk zbatohen për disa arsye.
?Vendimet civile janë një vendim që duhet të zbatohen, ka raste që janë me urdhra mbrojtje dhe si vendim është i rregullt, por ata jetojnë në një banesë dhe në këtë rast kemi të bëjmë autoamtikisht me dështim?, thotë avokati Astrit Prendi.
Sipas specialistëve, duhet një koordinim më i mirë mes policisë dhe pushtetit lokal për të shmangur rastet tragjike.
?Thyerja e urdhrit të mbrojtjes përbën vepër penale. Është e pamundur të ruhet fizikisht një person, ka mundësi të tjera ligjore, pasi duhet teë krijohet një strukturë e veçantë nga policia dhe pusheti vendor?.
Duke iu referuar rastit të vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi apo dhunimit të gruas para një viti në rrugë nga ish-bashkëshorti i saj në Vlorë, kërkohet që vepra penale e dhunës në familje të mos përfitojë nga amnistia.
?Në rastin e amnistisë, duhet të ketë disa përjashtime për dhunën në familje. Në rastin konkret ka patur tentativë të mëparshme, dhe ka mungesë serioziteti nga ana e policisë, pasi duke e ditur që një person është kontigjent krimi dhe mund të mendosh që ky person ka më shumë predispozitë për të kryer vepër penale?.
Për të minimizuar dhunën në familje, juristët kërkojnë që të ashpërsohen dispozitat ligjore për ata që thyejnë urdhrat e mbrojtjes. Tv Klan
Comments