Shoqata humanitare ?Istanbul? ka organizuar si çdo vit shpërndarjen e kurbanit për familjet në nevojë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kjo tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme ku prerja dhe shpërndarja e mishit të kurbanit vjen si një obligim me vlerë në fenë islame. Mbi 1000 krerë bagëti janë prerë ku do tu dhurohen këtyre familjeve në nevojë.
Shoqata ?Istanbul? e ka nisur shpërndarjen që në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit ku nuk janë fokusuar vetëm në qytetin e Shkodrës por ka pasur një shtrirje më të gjerë në rrethet si M.Madhe, Pukë, Mamurras etj.
Comments