Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Deti i paanë i Sargaseve? është libri më i fundit, që vjen nga botimet Pegi. Romani është prelud i historisë klasike të Xhejn Erit. Ai u jep zë historive të lëna në harresë, të heshtura e të panjohura, duke eksploruar dritëhije të ndryshme të mënjanimit dhe të përçmimit: gjinia, klasa, raca dhe çmenduria.
Një roman që shlyen pengje dhe u jep zë historive të lëna në harrese, është ky libri më i fundit që sjell për lexuesit Shtëpia Botuese ?Pegi?.
?Deti i papanë i Sargaseve? vjen si një prelud i historisë së Xhejn Erit.
Romani përmban nota autobiografike, ku autorja Jean Rhys e vendos personazhin e saj, Antuanetën në një shoqëri mjaft të ngjashme me atë ku jetoi vetë: njerëz të ndezur nga urrejtja, të mbrapshtë në marrëdhëniet njerëzore e seksuale, aq sa mund të çonin një grua ta humbte vërtet mendjen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/deti-i-paane-i-sargaseve-romani-prelud-i-histories-klasike-te-xhejn/
Comments