Shuhet zjarri pranë Kishës së Laçit
  • 6 years ago
Këto janë pamjet e zjarrit mbi kurorën e gjelbër të Laçit, fare pranë Kishës së Shën Andout.

Operacionet e Emergjencave Civile nga ajri dhe dhjetëra zjarrfikës dhe njësi të ushtrisë nga toka shuan përfundimisht gjatë orëve të para të mëngjesit flakët që iu afruan Kishës.

Të rrezikuara ishin edhe shtëpitë në lagjen Sanxhak.

10 vatra zjarri kanë qenë aktive në 24 orët e fundit, në Pukë, Shkodër, Elbasan, Fier e Korçë, ku janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pyje e shkurre.

Në Dibër, një person u arrestua, si autor i zjarrit në fshatin Gjon të Martaneshit. Një tjetër u procedua si autor i zjarrit në fshatin Muhurr.

Emergjencat civile raportuan se për vënien në kontroll të këtyre zjarreve janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë.
Recommended