Tre persona u plagosën me armë zjarri në një lokal nate në qytetin e Sarandës, rreth orës 3 pas mesnate. Dy prej tyre u dërguan në Tiranë, për shkak të plagëve të renda.
Anton Shyti 37 vjeç dhe Besi Xhafaj, 26 vjeç janë konfliktuar me pronarin e lokalit Fisnik Musa, 35 vjeç. Grindja mes tyre nisi në lokal vijoi edhe jashtë tij, ku palët kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar drejt njeri ? tjetrit.
Dëshmitarët thonë së janë dëgjuar mbi 10 të shtëna. Shtyi dhe Xhafaj morën plagë në kokë dhe ne trup, ndërsa pronari i lokalit u dëmtua në këmbë.
Ai po kurohet në spitalin e Sarandës, Sarande, ndërsa dy të tjerët ndodhen në kujdesin mjekësor në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Një javë më parë në të njëjtin lokal u plagos bashkëpronari Diomet Musa, 30 vjeç.
Policia po heton për lidhje të mundshme mes dy ngjarjeve.
Po ashtu, dyshohet se ne konfliktin e ndodhur gjate natës kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë dhe policia po punon për identifikimin e tyre.
Be the first to comment