Report TV - Kryeministrja e Serbisë: Kosova është e jona, jo në UNESCO/VD
  • 6 years ago
E pranishme në samitin e liderëve të Ballkanit në Durrës, kryeministrja serbe Ana Brnabiç theksoi se Kosova është pjesë e Serbisë dhe për këtë arsye Beogradi e kundërshton fort antarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në një intervistë për Report TV, kryeministrja serbe tha se marrëdhëniet me Shqipërinë po përmiresohen dita ditës.

Kryeministrja serbe per Report Tv, intervista

A do të votoni për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO?
Kjo nuk është axhendë mesa di unë dhe Serbia nuk mund të votojë. Nëse është në axhendë kjo çështje ose nëse do të jetë në axhendë, Serbia e kundërshton fortë këtë.

Përse?
Janë shumë arsye përse! E para Serbia nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është arsye e fortë pse nuk e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Pas këtij takimi për ekonominë rajonale, a do të bashkëpunoni ju me Kosovën për shkëmbimet e produkteve ose të punoni së bashku për ekonominë?
Për këtë sigurisht, shkëmbimet ekonomike janë shumë mirë. Ne kemi një numër biznesmenësh që kanë interes të përbashkët si një treg i vetëm dhe nuk shoh një problem me këtë dhe çdo gjë që mund të bëjmë për ta bërë ekonominë sa më të fortë që të jetë e mundur në mënyrë që kualiteti i jetës të jetë sa më i mirë që të jetë e mundur dhe ne jemi të hapur për bashkëpunim.
Recommended