Report TV - Kurbin, asfiksohet një banor nga flakët, vijon lufta me zjarret

  • 7 years ago
KURBIN-Në fshatin Skuraj ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake për të shuar flakët.

Sot në mëngjes, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar duke asfiksuar edhe një banor i cili është dërguar me helikopter drejt spitalit të Tiranës prej mjekim.

Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës nga mjekët. Edhe në orët e pasdites, vatrat e zjarrit vijojnë të jenë me përmasa të mëdha në fshatin Skuraj ku forcat e ushtrisë dhe të zjarrfikëseve janë ne vendngjarje, por është e pamundur për të bërë izolimin e zjarrit, pasi zjarri është stimuluar edhe nga era.

Përsa i përket forcave të ushtrisë dhe të zjarrfikëseve janë pozicionuar pranë banesave për të mos lejuar qe zjarri te perfshijë banesat.

Nga një komunikim me drejtorinë e emergjencave civile Shemsi Premci u shpreh se pas shuarjes se flakëve në Skuraj, helikopteri do te niset drejt Martaneshit, me luftën kundër zjarreve, per shuarjen e tyre nga ajri.

Recommended