Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Mali i shenjtë i Tomorit është gërryer dhe zhvatur nga bizneset duke u lënë në gjendje skandaloze.

Kamera e REPORT TV sjell pamje që tregojnë sesi Mali i Tomorit shfrytëzohet pa kriter duke nxjerrë pllakat e gurit dhe mermerit, që më pas dërgohen jashtë Shqipërisë.

12 firma të licencuara shkatërrojnë malin
12 firma kanë marrë licencën nga Ministria e Mjedisit për shfrytëzimin dhe nxjerrjen e pllakave të gurit.

Firmat nuk e kanë zbatuar urdhrin që mali duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme. Nuk dihet nëse Ministria e Mjedisit ka parë nga afër sesi kryhet procesi ?zhveshjes? së Malit të Tomorit, ku sa më parë duhen marrë masa për parandalimin e shkatërrimit.

Category

📺
TV
Comments

Recommended