Vlorë - Digjet makina e shefit të Triportit, tre ditë më parë u dhunua fizikisht

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre ditë më parë e dhunuan fizikisht me sende të forta duke i shkaktuar plagë të rënda ndërsa këtë të shtunë shefit të Stacionit Kufitar të Triportit Vlorë, Sadik Ceka i kanë djegur automjetin.
Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Pavarsia të qytetit bregdetar. Paraprakisht dyshohet se automjeti në pronësi të 49-vjeçarit ka marrë flakë si pasoje e shpërthimit të një sasi tritoli të vendosur në të por zyrtarisht policia nuk jep informacion.
Po ashtu dyshohet se zjarrëvenia ka qëne e qëllimshme, ndërsa hetimet për të dyja ngjarjet janë përqëndruar në pistat që lidhen me detyrën që ushtron Ceka por edhe ndonjë konflikt të mundshëm që mund të jetë përfshirë ky i fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/digjet-makina-e-shefit-te-triportit-tre-dite-me-pare-u-dhunua-fizikisht/

Recommended