Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Lulzim Basha preferoi ta komentojë me një deklaratë për shtyp raportin e ministrave të tij teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit. Kryetari i Partisë Demokratike thotë se raporti plotëson panoramën e denoncimeve për manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria përmes shitblerjes së votës dhe përdorimit të elementëve kriminalë në 25 qershor.

?Është fakt: Zgjedhjet u dhunuan dhe manipuluan nga Edi Rama dhe makineria e tij e pushtetit e ndihmuar nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës dhe të korrupsionit. Parlamenti i dalë nga këto zgjedhje nuk reflekton vullnetin e lirë të zgjedhësve por shitblerjen masive të votës dhe përdorimin e kontigjentit kriminal dhe parave të drogës të cilët janë sot varrmihësit e demokracisë së brishtë shqiptare.?

Teksa flet për prova të qarta të manipulimit të zgjedhjeve Basha pranon njëherësh se formula e bashkëqeverisjes me partinë socialiste nuk funksionoi, duke fajësuar edhe për këtë kundërshtarin e tij.

?Ministrat teknikë u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime; drejtuesit e lartë refuzuan bashkëpunimin dhe nuk ju bindën udhëzimeve të tyre; institucionet përgjegjëse vepruan sa për sy e faqe ose nuk u angazhuan fare. E gjitha kjo ndodhi për mungesë totale të vullnetit politik nga Edi Rama për të përmbushur detyrimet që mori përsipër përpara shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.?

Megjithatë kryetari demokrat thotë se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe një demokracie funksionale kërkojnë përfshirjen e gjithë shoqërisë dhe se Partia Demokratike do të vijojë të ketë si prioritet reformimin e thellë të sistemit zgjedhor, përfshi votimin dhe numërimin elektronik.

Pa komentuar më tej marrëveshjen e 18 majit Basha thekson se vendi ka nevojë edhe për një reformë të thellë të sistemit politik, për të risjellë ndarjen, kontrollin dhe balancimin e pushteteve dhe për ta vënë politikën në shërbim të njerëzve dhe jo anasjelltas. /Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended