Katër të plagosur në aksin Burrel- Klos - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër persona kanë mbetur te plagosur në një aksident të ndodhur në aksin Burrel- Klos, ku një autoveturë është përplasur me një fugon mallrash.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur rëndë 4 persona: Qerim dhe Emri Kadiu, Olsi Pepa dhe Shpëtim Disha u dërguan me urgjence ne spital.

Sipas policisë nga përplasja e fortë mes dy automjeteve, fugoni i mallrave është përmbysur, ndërsa makina tip ?Volkswagen? përfundoi në kanalin anës rrugës.

Duke parë situatën e krijuar në shume akse për shkak të sezonit, Policia Rrugore ka marre masa për parandalimin e aksidenteve te renda me pasoje vdekjen.

Gjatë 24 orëve të fundit ne kryeqytet, efektivet arrestuan 4 persona, te cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur, teksa 5 të tjerë u ndaluan, pasi ishin pa leje drejtimi.

Pavarësisht se policia e shtetit ndërmori nje fushate te gjere sensibilizuese pak kohe me pare per vendosjen e rripit te sigurimit, përsëri kjo nuk është reflektuar tek drejtuesit e mjeteve.

66 shofere u gjobiten për ketë shkelje, ndërsa 37 masa të tjera u morën për përdorim të celularit ne timon.

Ne te njëjtën kohë u gjobiten edhe 42 drejtues motori per mospërdorim të kaskave mbrojtëse dhe 30 te tjerë masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Recommended