Korçë, tokat vuajnë për ujë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra hektarë tokë në disa fshatra të Korçës nuk vaditen prej 20 vjetësh. Shkak është bërë mosfunksionimit i kanaleve vaditëse që përshkojnë parcelat e fshatrave Çiflig, Belorta, Kuz i Zi, Dishnice e Malavec.

Mbjelljet e stinës presin vetëm shirat, ndërsa fermerët përpiqen me mjete rrethanore të sigurojnë ujin për pemët.

Por thatësira e këtij viti, duket se i ka dëmtuar në mase që të gjithë.

Kjo situate e vështirë është pranuar edhe nga Bashkia e Korçës.

Drejtori i Ndërmarrjes se Shërbimeve Publike Thanas Tona, tha se ka një projekt për zgjidhjen e problemit të ujitjes nëpërmjet krijimit te një baseni ujëmbledhës. Por ai ende nuk e ka marre miratimin nga Ministria e Bujqësisë.

Recommended