Ora News - Të ikurit gati raportin për zgjedhjet e 25 qershorit, publikohet nesër

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrat teknikë së bashku me dorëheqjen e tyre kanë gati edhe raportin përfundimtar me gjetjet kryesore për zgjedhjet e 25 qershorit. Ora News mësoi se Ministrat në periudhën zgjedhore kanë vërejtur përdorimin e parave të pista, kanë dokumentuar shitblerjen e votës dhe përdorimin e administratës dhe aseteve të saj në favor të partive të maxhorancës. Në raport thuhet gjithashtu se përfshirja e opozitës në qeveri për të monitoruar procesin zgjedhor është praktikë e mirë dhe kjo duhet të ndodhë që nga 1 janari i vitit zgjedhor.
Raporti i Ministrave teknikë të emëruar nga Partia Demokratike për të vëzhguar procesin zgjedhor ka përfunduar dhe tashmë është në duart e zëvendës kryeministres, Ledina Mandija, e cila do ta publikojë ditën e nesërme.
Ora News mëson se raporti flet për përdorim të parave të pista në fushatën elektorale ndryshe nga sa thotë Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Ministri i Brendshëm ka konstatuar se ky fenomen është vërejtur në shitblerjen e votës nga parti të maxhorancës ose subjekte të lidhura me to.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/te-ikurit-gati-raportin-per-zgjedhjet-e-25-qershorit-publikohet-neser/

Recommended