Report TV - Këshilli i Lartë i Prokurorisë, 7 avokatët që plotësojnë kriteret

  • 7 years ago
Report Tv zbardh listën e 17 avokatëve në garë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku mes tyre 7 rezultojnë fitues dhe 10 të s?kualifikuar.

Ky hap i parë i kontrollit të avokatëve në garë për KLP është bërë nga sekretariati i përgjithshëm i Parlamentit që tashmë ja ka përcjellë ndërkombëtarëve e përkatësisht ONM-s listën.

Sipas shkresës parlamenti bënë me dije se ?ka kryer përfundimin e procesit të verifikimit dhe vlerësimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve, drejtuar Kryetares së Bordit Drejtues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, znj. Genoveva Ruiz Calavera?.

Avokatët fitues janë: Floreta Gjini, Gëzim Allaraj, Kozma Jano, Petrit Gaçi, Nurihan, Tartar Bazaj, Veronika Vangjeli.

Recommended