Procedime për zjarrëvënie, 35 të arrestuar e 4 të shpallur në kërkim - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shtetit ka referuar në prokurori 34 raste të zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa nga data 1 korrik e deri me sot janë arrestuar 35 persona dhe 4 janë shpallur në kërkim.

Në një kohë që situata po shkon drejt normalizimit, kjo dhe për shkak të reshjeve, policia thotë se rastet e zjarrvënies së qëllimshme kanë qenë ato më të rrezikshmet, ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar 3545 punonjës policie, në mbështetje të emergjencave civile, pushtetit vendor dhe ushtrisë.

Një ndihmë e veçantë pas kërkesës së prefektëve në qarqe është dhënë dhe nga efektivët e forcave speciale, ku në të gjithë vendin janë angazhuar 80 trupa. Shkaku kryesore të zjarrvënies së qëllimshme sipas policisë, kanë qenë ripërtëritja e kullotave.

Efektivët morën masa edhe për objektet me risk për të cilat premisat për rënie zjarri, krahas pyjeve dhe kullotave ishin te larta. Një prej tyre ishte dhe magazina në Vorë, e cila mbante fishekzjarrë, ndërsa në total janë përfshire ne planin e masave 4 objekte të tilla në Tiranë dhe Elbasan.

Recommended