Një sherr i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ditën e sotme. Kryeinspektori i Mjedisit, Ersid Hasanllari ka goditur me grushte në fytyrë vartësin e tij pas një mosmarrëveshje për një gjobë që ai nuk e kishte vendosur
Pamjet e sherrit janë shpërndarë nga Policia. Më pas, kryeinspektori është arrestuar disa minuta më vonë nga Policia.
Policia ndalon Kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit për veprën penale ?Goditja për shkak të detyrës?.
Më datë 10.08.2017 Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit : Ersid Hasanllari, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës. Ndalimi i tij u krye pasi më datë 09.08.2017, ka bërë kallëzim penal shtetasi E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë Inspektor i Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, i cili ka kallëzuar penalisht shtetasin Ersid Hasanllari me detyrë Kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, sepse ky i fundit ka goditur shtetasin E. B., gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij.
Comments