Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Një 26-vjecar i shpallur në kërkim për veprën penale ?Prodhim dhe shitja e narkotikëve? është arrestuar nga policia e Vlorës.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Francesko Qafoku banues në Elbasan.

Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e tij pasi ka qënë i shpallur në kërkim me Vendim Penal nr. 245 datë 01.03.2017, të vendosur nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ''Arrest me burg'', për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

26-vjeçari do t'i dorëzohet për veprime të mëtejshme proçeduriale Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Category

📺
TV
Comments

Recommended