Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Përfaqësues të bashkimit të operatorëve që ka fituar tenderin prej 2 milionë euro për ndërtimin e sistemit të mbikëqyrjes elektronike dhe pajisjes së kësaj zyre në varësi të ministrisë së drejtësisë me 300 byzylykë elektronikë ishin sot në Ministrinë e Drejtësisë.

Prania e tyre në ambientet e ministrisë këtë të mërkurë ishte për të dorëzuar pranë ministrisë byzylykët të cilët prej 1 jave janë lajmi i ditës në mediat e vendit pas zbulimit të skandalit se këto byzylykë sipas ministrisë mungojnë.

Por këta persona me vetë kanë vetëm një çantë të ngjashme më atë të një kompjuteri portabël dhe asnjë kuti që mund të mbahet në të një apo disa byzylykë. Për të konfirmuar se këto byzylykë u dorëzuan pranë ministrisë së Drejtësisë në një komunikim me mediat u paraqit dhe kreu i shërbimit të provës Ilir Qafo, por i pyetur se sa byzylykë u dorëzuan ai nuk dha një përgjigje.

?Janë depozituar arkat e pajisjeve, por nuk jam pjesë e grupit të punës dhe nuk mund të shprehem, është një proces që është duke u zhvilluar? deklaroi ai.

Category

📺
TV
Comments

Recommended