Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Skema e inspektorateve në vendin tonë do të ndryshojë totalisht përmes një pakete ligjore dhe funksionale që Inspektorati Qendror po përgatit.

Kreu i këtij institucioni, Shkëlqim Hajdari tha në një tryezë konsultuese me juristë dhe përfaqësues të biznesit se inspektimet do të jenë me planifikim dhe nuk do të synojnë dënimin e bizneseve por ndihmën e tyre përmes detyrave të lëna me shkrim.

?Historia e blloqeve do të jetë histori muzeumi, blloqet kanë shkatërruar konkurrencën e ndershme të biznesit, blloqet e gjobave janë tmerr, kjo histori do të ndryshojë me këto ndryshime që bëjmë. Inspektimet do të jenë të planifikuara në masën mbi 75 %? , tha Shkëlqim Hajdari Kreu i Inspektoratit Qendror.

Juristët e pranishëm në tryezë thanë se për tu vënë në jetë kjo skemë e re, do të duhet të ndryshohen të paktën 50 ligje.

Category

📺
TV

Recommended