Pas përplasjes midis Ministrisë së Drejtësisë dhe një kompanie private për misterin e 300 byzylykëve elektronikë të cilët shërbejnë për mbikqyrjen elektronike të të dënuarve, ?Shqiptarja.com? zbulon detajet e zhvillimit tenderit me vlerë rreth 2 milionë euro që shteti shqiptar ka paguar për këtë shërbim, bashkimit të tre operatorëve ekonomikë: Soft & Solution, Fastech dhe Ratech.
Një rëndësi të veçantë dhe me mjaft interes është edhe mënyra dhe afati kohor i prodhimit dhe dorëzimit të pasijeve të sistemit elektronik nga privati tek shteti. Nga dokumentacioni zyrtar që ka siguruar ?Shqiptarja.com" rezulton një fakt i habitshëm që për një muaj kompania fituese e këtij tenderi ka arritur të ngrejë të gjithë sistemin e këtij shërbim elektronik të sofistikuar.
Kështu, pasi ka fituar tenderin në mënyrë zyrtare më datë 20 shkurt 2017, konsorciumi i tre kompanive ka lidhur kontratën me Ministrinë e Drejtësisë një ditë më pas, më 21 shkurt, dhe fiks një muaj më pas, në 21 mars të 2017, është bërë dorëzimi i gjithë sistemit të këtij shërbim elektronik të sofistikuar duke përfshirë 300 byzylykë që janë prodhime të huaja.
Comments