43.000 familje kanë bërë ndryshimin e adresave në gjendjen civile prej shkurtit deri në 27 korrik 2017, kohë në të cilën skadoi dhe afati për të mos u penalizuar me 10 mijë lekë gjobë, penalitet i cili deri më tani është aplikuar për 40 raste.
Në një intervistë për ReportTv kreu i gjendjes civile Bledar Doraci, shprehet se duke parë fluksin e madh të kërkesave do ti drejtohen parlamentit me një kërkesë për të zgjatur afatin e amnistisë.
?Në muajt e parë ka qenë një fluks normal, por u vu re një rritje e konsiderueshme pas procesit të zgjedhjeve?, tha Doraci.
Sipas Doracit Muaji korrik ka pasur fluksin më të madh të ndryshimeve në adresarët e gjendjes civile kjo pasi qytetarët janë informuar intensivisht.
?Duke vlerësuar numrin madh të kërkesave dhe fluksit, menjëherë me mbledhjen e kuvendit të ri, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të kërkojë një shtyrje afati prej 6 muajsh apo një viti?, u shpreh Doraci.