Trepor TV - Rama përplasje me teknikët e PD për drejtorët e Hipotekave
  • 7 years ago
'Puç teknik'! Largimi i drejtorëve të Hipotekave pas urdhrit të kryeministrit është bërë ?mollë? sherri mes Ramës dhe ministrit teknik, Gazmend Bardhi që u emërua pas propozimit të Bashës.

Pavarësisht se misionin e tyre e mbaruan pas përfundimit të zgjedhjeve, ministrat e PD vijojnë që të jenë në kabinetin qeveritar, madje duke tejkaluar edhe kompetencat për të cilat u emëruan.

Gazmend Bardhi në mënyrë të paprecedentë, me vendimin e fundit për të bllokuar dorëheqjet e 11 drejtorëve të Hipotekave ka kaluar kompetencat duke vepruar në fushë politike.

Ministrat e PD, përfshirë Bardhin kanë vetëm kompetenca teknike dhe jo politike për të bllokuar dorëheqjet nga detyra të drejtorëve të Hipotekave.
Recommended