Ora News – Prishet shatërvani te Zogu i Zi, bashkia prezanton planin e ri
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shatërvani i Rrethrrotullimit të Zogut të Zi është prishur nga Bashkia Tiranë për t?ia lënë vendin një hapësire dedikuar qytetarëve. Zona do të shëndrohet në një park, ku do të ndërtohen shatërvane e instalacione ndërsa do të lehtësojë edhe qarkullimin e automjeteve.
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehablitimin e një prej rrethrrotullimeve më të rëndësishëm të kryqytetit atë të Zogut të Zi.
Puna ka nisur me prishjen e shatërvanit aktual, i ndërtuar që në vitin 2006.
Bashkia synon që t`i japë kësaj zone një tjetër dimension dhe ta bëj atë të frekuentuar edhe nga qytetarët.
Sic mund të shihet edhe nga këto foto, rreth rrotullimi do të shëndrohet në një park me hapësira shplodhëse për qytetarët, ku nuk do të mungojnë shatërvanet apo instalacionet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prishet-shatervani-te-zogu-i-zi-bashkia-prezanton-planin-e-ri/
Recommended