Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Kodër Krasta në Elbasan vazhdon të digjet prej mesditës së djeshme.

Me gjithë punën e bërë gjatë ditës, nuk është arritur që të lokalizohen dhe fiken flakët.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan disa zjarrfikëse të Elbasanit dhe qyteteve fqinjë, por terreni i thyer nuk ka lejuar që ata të arrijnë të shuajnë zjarrin.

Siç duket edhe nga pamjet, kodra e Krastës është përfshirë e gjitha nga flakët. Në një kohë kur shërbimi zjarrfikës nuk po ia del të neutralizojë zjarrin, ajo që do mbetet pas flakëve do jetë thjeshtë shkrumbimi i pishave të kësaj zone e cila njihet si ?mushkëria? e Elbasanit.

Category

📺
TV

Recommended