Ora News – Ekspozita, Himara përmes dokumenteve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Himara në dokumentet e Arkivës Shtetërore Qendrore titullohet ekspozita e hapur në qytetin e Himarës nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim edhe me bashkinë. Ekspozita përban dokumente dhe fotografi që rrefejnë qytetin në vite. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro theksoi faktin se zona është e mbushur me histori e cila duhet treguar.
Jorgo Goro: Himara është e mbushur me histori të cilën duhet ta përdorim për të mirën e vendit tonë në mënyrë që të ndërgjegjësohemi se çdo gjë është fituar me shumë punë, luftë, vendosmëri e atdhedashuri.
Drejtori i Arkivit, Ardit Bido tha se ekspozita të ngjashme si në Himarë do të hapen edhe në zona të tjera, për të mbjajtur gjallë historinë dhe traditën e pasur të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/ekspozita-himara-permes-dokumenteve/

Category

📺
TV

Recommended