Report TV - Shpërthimi në Velipojë, ISHTI:Nuk kishim dijeni për çisternën me gaz

  • 7 years ago
Tri ditë pas shpërthimit të një çisterne gazi në restorantin ?il Cavaliero? në Velipojë, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial deklaron se nuk kishte dijeni për instalimin e çisternës me gaz e cila ndodhej e fshehur në këtë subjekt.

Në një deklaratë për mediat ISHTI tha se operatori ekonomik ka vepruar në fshehtësi të plotë për pajisjen.

?Subjekti kishte të instaluar një rezervuar nëntokësor të gazit të lëngëzuar. E kishte vendosur në mënyrë në vertikale,një mijë litroshe, kushtet e vendosjes nuk respektojnë kushtet teknike. ISHTI pavarësisht se në këtë zonë ka ushtruar kontrolle nuk ka patur dijeni për këtë instalim pasi operatori ka vepruar në fshehtësi? u bë me dije gjatë deklaratës për mediat.

Sipas Inspektoriati Shtetëror Teknik subjekti ? Il Cavaliero? nuk e ka deklaruar rezervuarin GLN.