Vlorë, të shtëna me armë zjarri pranë Lungomares, një i vdekur

  • 7 years ago
Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Vlorës rreth orës 21:15 pranë Lungomares mbrëmjen e sotme.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i vdekur një person, Renato Osmani 32 vjeç, ndërsa dyshohet të ketë edhe më shumë viktima.

Policia ka shkuar në vendngjarje, dhe ka gjetur disa gëzhoja, si dhe ka shoqëruar në polici disa persona të cilët mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes

Për shkak të perimetrit të gjerë të sigurisë të vendosur nga policia nuk është ende e qartë nëse të shtënat kanë qenë në një lokal në zonë apo te blloku i pallatit aty afër.

Zona ku kanë ndodhur të shtënat ka qenë e mbipopulluar nga persona të shumtë, gra e fëmijë.

Recommended