Asgjësohen në Nivicë 1750 rrënjë kanabis

  • 7 years ago
Rreth 1 750 rrënjë bimë kanabis u asgjësuan nga Policia e Tepelenës. Dy persona u arrestuan si kultivues të lëndës narkotike.

Bimët ishin mbjellë në vendet e quajtura Gropa e Batës dhe Kurtes në fshatin Nivicë. Policia ndërhyri në këto zona, ku u konstatua se në një tokë të hapur rishtazi ishte mbjellë lënda nakrotike.

Demo Zana 22-vjeç dhe Agim Zana 42-vjeç, të dy banues në këtë fshat u arrestuan nga policia në flagrancë. Rrënjët e gjetura u asgjësuan nga policia nëpërmjet djegies.

/Tv Klan