Vrasja në Borsh, lihen në burg autorët

  • 7 years ago
Tre të rinjtë që dyshohen si autorë të ngjarjes që ndodhi në fshatin Borsh disa ditë më parë dolën para Gjykatës së Sarandës për masën e sigurisë.

Trupi gjykues vendosi arrest me burg për Ronaldo Shehun, Xhonatan Muçon dhe Thanas Hodon. Nga burime të ABC News mësohet se asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë në gjykatë.

Ndaj tyre rëndon vepra penale ?vrasje në rrethana të tjera cilësuese? kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi me 26 Korrik në rrugën kryesore të fshatit.

Pas përplasjes verbale mes 7 personave konflikti degradoi deri në përdorimin e mjeteve prerëse, ku mbeti i vrarë Premtim Bega dhe u plagosën shokët e tij.

Hetuesit janë përqëndruar në pistën e një konflikti të mëparshem për pronësinë. Por nuk përjashtohet edhe pista e një sherri të çastit./Abc News

Recommended