Pushimet jashtë Shqipërisë, rritje deri 30%

  • 7 years ago
Ofertat tunduese që kanë nisur që në muajin maj kanë bërë që shqiptarët të mos e mendojnë dy herë pjesën e kalimit të pushimeve jashtë Shqipërisë. Agjencitë turistike raportojnë se ka një rritje deri ne 25 për qind të udhëtimeve jashtë dhe kjo si pasojë e çmimeve të arsyeshme kryesisht ne Turqi dhe në Greqi.

Sipas agjencive ky sezon ka ofruar çmime të favorshme për shqiptarët.

Ka edhe nga ata shqiptare që kanë shpenzuar kripur për pushimet.

Si me të favorshme për fluturimet agjencitë vazhdojnë të shohin aeroportet fqinje për shkak të çmimit më të lirë të biletave nga Rinasi.

Destinacionet më pak të kërkuara edhe këtë vit janë ato europiane për shkak të çmimeve.

/Tv Klan

Recommended