U akuzua për përdhunimin e mbesës, gjykata lë në burg 54 - vjeçarin

  • 7 years ago
Një 54 - vjeçar është lënë në burg nga Gjykata e Beratit i akuzuar se ka përdhunuar mbesën e gruas së tij 15-vjecare.

Resmi Turani u arrestua dy ditë më parë nga policia. Gjatë seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura dhe që zgjati më shumë se një orë prokuroria kërkoi burg pa afat për Turanin, deri në përfundimin e raportit mjeko ligjor për të konfirmuar dyshimet. Gruaja dhe vajza e të arrestuarit mohojnë akuzat.

Kallzimi ndaj 54 - vjeçarit është bërë nga familjarët e vazjës, të cilët pretendojnë se ajo është përdhunuar. Ndërsa familjarët e autorit të dyshuar thonë se e gjitha është një sajesë për t'u marrë para.

Tv Klan

Recommended