Infermierja Vjollca Voci, e cila ndërhyri mes flakëve e tymit për ti dhënë ndihmën e parë të plagosurve nga shpërthimi në Restorant ?Cavaliero? në Velipojë, rrëfen momentet e tmerrit.
Ajo tregon se banorët dhe pushuesit bërtisnin dhe njoftonin se ka njerëz brenda por në atë moment asgjë nuk dukej për shkak të flakëve dhe tymit.
Ndër të të tjera Voci tregon se Hektor Zejnuni, djali i pronarit ishte i shtrirë dhe i kërkonte ndihmë për t'i shpëtuar jetën ndërsa Besnik Zejnuni ishte pa ndjenja i shtrirë në tokë.
Më pas ajo tregon edhe momentin kur është futur në pallat për të shpëtuar turistët, por për shkak të tymit ka rënë pa ndjenja e asfiksuar. Më pas ajo kujton se është zgjuar në spitaline Shkodrës teksa ishte nën kujdesin e mjekëve.
"Kam parë shumë raste fatkeqësisht në 17 vitet e karrierës", tregon infermierja Vjollca Voci, "por në këtë rast paniku dhe frika ishte tepër e madhe, e ndikuar kjo nga thirrjet e banorëve që kërkonin ndihmë".
Nga shpërthimi i gazit në depozitën e paligjshme të gazit prej 1 mijë litrash mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve edhe infoermierja Vjollca Voci, e cila sapo pa situatën ndërhyri për tu dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Sot ajo është kthyer në punë edhe pse shprehet se e ndjen ende lodhjen e një dite më parë.
Be the first to comment