Ora News - I riu përplas të moshuarën dhe arratiset, policia e kap në Lungomare

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu
Një e moshuar mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 06:35 në lagjen ''Pavarsia'',  tek ''Akademia e Marinës'' ku  një automjet tip '' Renault''  ka goditur shtetasen R.I, 76 vjeçe, dhe është larguar.

Policia menjëherë i është vënë në ndjekje të tij dhe në vendin e quajtur '' Lungomare?, ka bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe të drejtuesit  A.L, 34 vjeç, banues në Vlorë.

E dëmtuara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë , të cilës i është dhënë ndihma e duhur mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/i-riu-perplas-te-moshuaren-dhe-arratiset-policia-e-kap-ne-lungomare/

Category

📺
TV

Recommended