Ora News – Dorëhiqet nënkryetarja e bashkisë Tiranë Brunilda Paskali

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brunilda Paskali ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së bashkisë së Tiranës. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Paskali tha se dorëheqja vjen pas zhvillimeve të fundit në këshillin bashkia. Ajo tha se respeton verdiktin e qytetarëve për misionin e LSI në opozitë.
Brunilda Paskali: Pas zhvillimeve më të fundit në Këshillin Bashkiak ku bashkëpunimi institucional i deritanishëm në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe në përmbushje të detyrimeve që bashkia ka ndaj tyre u zëvendësua me partneritetin individual me dy këshilltarë që kanë vepruar në kundërshtim me qendrimin politik të LSI.
Misioni opozitë i LSI më obligon në aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti, detyrimi dhe përkushtimi krah qytetarëve që me verdiktin e tyre i kanë besuar LSI përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dorehiqet-nenkryetarja-e-bashkise-tirane-brunilda-paskali/

Recommended