Zbardhet plagosja e Mishel Preles

  • 7 years ago
Policia ka zbardhur plagosjen e Mishel Prelës mbrëmjen e së enjtes në afërsi të gjimnazit ?Partizani në Tiranë. Bëhet fjalë për një tentativë vrasje të aktorit 30 - vjeçar nga vrasës me pagesë. Porositësi i këtij krimi është Ervin Zallumi banues në Tiranë dhe njohje e vjeter me Mishel Prelen.
Atentati kishte si motiv hakmarrjen për plagosjen e Zullimit nga Prela disa vite më parë. Porositësi i kishte dhënë atentatorit 80 mijë euro për të eliminuar Mishel Prelën. Më pas i gjithë organizimi i atentatit është bërë nga 34-vjecari Shkëlzen Buci, i cili ka patur edhe rolin e ekzekutorit.
Atij i është gjetur edhe arma e krimit një pistoletë TT. Miklar Tola ka patur rolin e bashkëpunëtorit në tentativën e vrasjes. Trim Hidri edhe ky i arrestuar ka bërë të mundur largimin nga vendi i krimit të dy autorevë. Në pranga ka përfunduar edhe vëllai i vogel i Miklar Tolës , Ermiri.
22-vjeçari nga hetimet ka rezultuar pjesëtar aktiv i këtij grupi. Porositësi i vrasjes Shkelzën Buci vendosi ta eliminojë Prelën vetëm dy muaj pasi ky i fundit kishte dalë nga burgu ku kishte vuajtur një dënim prej 3 vjetësh për plagosjen e njerkut të tij. Prela u qëllua 8 herë nga atentatori, në afërsi të gjimnazit Partizani por arriti të shpëtojë.


Tv Klan

Recommended