Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Kuinteti italian ?To Bird with Love? dhe artisti i famshëm holandez Mike del Ferro kanë perfomuar në natën e tretë festivalit ndërkombëtar Jazz In Albania në Tiranë.

Edicioni i gjashtë i festivalit të jazz-it ka sjellë një larmi rrymash dhe përvojash interpretimi në këtë zhanër. Grupi italian është ngjitur i pari në skenë.

Janë artistët Italo D'Amato-bariton saksofonist, Jorge Ro-trompist, Raffaele Pallozzi-në piano, Paolo Trivellone- bas dhe Roberto Desiderio ?bateri. Pothuajse të gjithë të rinj dhe të aftë të dhurojnë kaq shumë emocione.

Category

📺
TV
Comments

Recommended