?Mos u dorëzo?, është ky slogani i zgjedhur për Kongresin të përvistshëm të dëshmitarëve të Jehovait. Përfaqësuesi i këtij komuniteti, Arben Lubonja, u bëri thirrje besimtarëve te mbeshtesin sa më shumë njeri-tjetrin. Kongresi i përvitshëm i Dëshmitarëve të Jehovait ka hapur dyert për të mirëpritur të gjithë besimtarët dhe qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë. Temë e këtij viti është menduar të jetë një thirrje për kurajo me titull ?Mos u dorëzo!? Përfaqësuesi i Dëshmitarëve të Jehovait, Arben Lubonja, foli rreth këtij organizimi dhe rëndësinë që ai ka për të përçuar një mesazh kurajo të njerëzit. Arben Lubonja: Programi i këtij Kongresi përqëndrohet tek dhënia e shpresës me anë të fjalës së Perëndisë, Biblës. Programi përqëndrohet në fjalime, intervista, video të shkurta, madje dhe në një film i cili ndihmon familjen, lidhjet e forta familjare, ndihmon prindërit, fëmijët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kongresi-i-deshmitareve-te-jehovait-lubonja-te-mbeshtesim-njeri-tjetrin/
Be the first to comment