• 9 years ago
Lulzim Basha dhe Eduard Selami takuan duart para mbështetësve në një takim në kryeqytet, më pas ata dëgjuan planet e njëri tjetrit për drejtimin e partisë.

Eduard Selami u shpreh i sigurt se nën drejtimin e tij PD do të vijë shumë shpejt në pushtet. Ai gjithashtu tha se gara do ti shërbejë një analize të thellë Brenda partisë.

?Ju garantoj se sëbashku vijmë në pushtet shumë shpejt, aq i sigurtë jam për këtë sa kam prezantuar një nen në statut, kur kryetari humbet zgjedhjet e përgjithshme, të largohet.Duhet të hartojmë një strategji të gjërë, serioze me debat të brendshëm, me debat me botën akademike me debat me shtresat e ndryshme. Presioni që është bërë në këto zgjedhje, dukej i butë në fillim kjo dhe për shkak të hutimit tonë, por ishte i forte gati i krahasueshëm me vitet 91. Nuk ka vend për të humbur besimin, për të humbur shpresën por ka vend për një analizë serioze dhe kjo garë kësaj do t?i shërbejë' u shpreh Selami.

Category

📺
TV

Recommended