Report TV - Aksidenti në Lezhë me 1 të vdekur e 6 të plagosur, dalin detaje të reja

  • 7 years ago
eve në Lezhë- Shkodër

Të tjera rreth shkrimit
Përplasja e 3 mjeteve në Lezhë- Shkodër
Aksidenti i djeshëm në Lezhë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 6 të tjerë, ndodhi për shkak të papërgjegjshmëri së dy vëllezërve, drejtues në dy mjete të ndryshme.

Kjo u bë e ditur sot nga Drejtori i Qarkullimit Rrugor Mit'hat Tola, sipas të cilit shkaku kryesor i aksidentit ishte mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, pasi dy vëllezërit edhe pse udhëtonin me familjarët e tyre bënin manovra të rrezikshme e për pasojë duke shkaktuar edheaksidentin.

?Parakalimi i gabuar ishte shkaku kryesor i aksidentit të mbrëmshëm në Lezhe, ku si pasojë e tij një emigrant kosovar humbi jetën ndërsa po kthehej për pushime pranë familjes se tij, ndërsa u plagosën rëndë disa persona të tjerë, mes tyre edhe 2 fëmijë?, tha Tola.

Për të shmangur aksidente të tilla policia do të përqëndrohet në patrulla shtesë në zonat me rrezik të lart si dhe do të nxirret në terren të gjithë radarët e policisë.

Recommended