Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës, organizuan një tryezë diskutimi me studentë të vitit të katërt, të cilët prezantuan disa nga projektet e tyre se si mund të zhvillohet kryeqyteti në vitet e ardhshme.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u njoh me punimet e studentëve në ekspozitën e hapur në ambientet e Piramidës, ndërsa premtoi se për projektet më të mira do të shihet mundësia që ato të realizohen.
?Do ta marrim shumë seriozisht çdo propozim konkret. Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi sepse besoj që kemi talente të jashtëzakonshëm në qytetin tonë?, u shpreh Veliaj në takimin me studentët.
Ai vlerësoi se pavarësisht debateve që mund të shkaktojnë projekte të ndryshme, sikurse ka ndodhur edhe në Tiranë, ato krijojnë një pikë referimi për zhvillimin e ardhshëm të qytetit.