Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se lista me 100 zyrtarë të akuzuar nga qytetarët për shkelje ligji, nuk është ?listë e zezë?. Gjatë një dëgjese me qytetarë në Durrës, Rama tha është duke u ndërtuar një mekanizëm dhe se gjithçka do të bëhet në mënyrë ligjore. Rama: Nuk ka listë të zezë, nuk ka listë të asnjë lloj forme. Është thjesht një raport komentesh. Për ata që janë të interesuar të lexojnë raportin e komenteve. Kush e interpreton këtë si një metodë të re dhe një instrument që ne do të vëmë në lëvizje një klimë terrori nuk ka parë asgjë. Ne nuk do të shfrytëzojmë asnjë pakënaqësi, apo ankesë të pa argumentuar për t?i rënë në qafë askujt. Gjithçka do të bëhet në mënyrë ligjore dhe transparente dhe mekanizimi është duke u ndërtuar. Nuk është çështje Facebook-u, as qytetarët dixhitalë, nuk është çështje fletërrufesh dixhitale. Është çështje krejt tjetër e strukturuar deri në detaj dhe kush është hequr përpjetë duke pretenduar që ka vënë re një shkelje të madhe të të drejtave të njeriut nuk di çfarë thotë. Ata janë thjesht komente të bëra nga njerëzit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-lista-me-100-zyrtare-nuk-eshte-fleterrufe-dixhitale/