Report TV - Artistët e Cirkut gati për protestë, Përmbarimi iu lë tre muaj afat

  • 7 years ago
Artistët e Cirkut Kombëtar kishin dalë për të protestuar sërish ditën e sotme, ndërsa pritej që përmbarimi të ekzekutonte përfundimisht vendimin për çmontimin e çadrës së cirkut.

Por para se të niste protesta e radhës, e caktuar për paraditen e kësaj të enjteje, artistët u tërhoqën nga protesta dhe njoftuan se kanë arritur në një marrëveshje me pronarin Astrit Veliaj që ka blerë truallin dhe ka fituar të drejtën për të zhvendosur Çadrën e Cirkut të Tiranës. Ata kanë negociuar për një afat qëndrimi deri në muajin shtator në këtë institucion.

Është e disata herë që përmbarimi ka kërkuar të mbyll dyert e Cirkut Kombëtar, por në çdo rast artistët e dhe sindikata e tyre e kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi që rrezikon t?i lërë artistët pa institucionin e tyre.

Recommended