Report TV - Asgjësohen 1905 bimë Cannabis në Shkodër e Kukës në kërkim autorët

  • 7 years ago
Rreth 1905 bimë kanabis sativa janë asgjesuar nga policia në qarkun e Shkodrës dhe të Kukësit.

Konkretisht rreth 1785 bimë Cannabis Sativa të kultivuara në tokë të hapur rishtas në mes shkurreve janë asgjësuar nga policia e Shkodrës. Blutë bëjnë me dije se operacioni është ndërmarrë nga ajri dhe toka.

Policia bën me dije se me dt.12.07.2017 pas një operacioni të organizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në monitorimin nga ajri të Policise Kriminale italiane dhe Guardia di Finanza?, u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i 1785 bimëve narkotike, të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara në toka të hapura rishtas.