Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Prej një jave është kampion europe në Kickbox, por vazhdon ende të stërvitet fort.

Më i vogli i familjes Keta pas Ismailit dhe Gjetanit, Ferit Keta, e fitoi me knockout teknik përballjen me rivalin e tij holandez, Rochel Gumuljo.

Një përgatitje e gjatë për të përballur një kundërshtar të fortë.

Edhe pse holandezi e nisi fort ndeshjen, gjyqtari ndaloi ndeshjen pasi Gumuljo nuk mundej më të vazhdonte. Brezi i kampionit iu dha nga një tjetër legjendë shqiptare e boksit, Luan Krasniqi.

Sfida e radhës është të mbrojë titullin europian, por tashmë ambicia për Feritin është shtuar.

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended