Mungesa e kapakëve të pusetave vijon të mbetet problem në disa zona të Tiranës.
Report Tv bëri një vëzhgim për të parë nga afër rrezikun që paraqet mungesa e tyre për banorët e kryeqytetit.
Në rrugën ?Kristaq Capo?, afër Depos së Ujit, e gjithë gjatësia e rrugës është me puseta të hapura. Mes shqetësimit për këtë situatë prej më shumë se 3 vitesh , banorët thonë se nuk kanë qenë të pakta edhe incidentet e shënuara nga rënia apo pengesat në pusetë.
Be the first to comment